INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëhet nënë për herë të parë! Adelina Tahiri I jep fund pritjes së ëmbël! Ja si duket vogëlushi [FOTO]

Bëhet nënë për herë të parë! Adelina Tahiri I jep fund pritjes së ëmbël! Ja si duket vogëlushi [FOTO]

Publikuar më: 19:47 27-08-2018

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri prej 9 muajsh ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Prej disa ditësh ajo po bënte përgatitjet e fundit për ardhjen në jetë të vogëlushit, të cilin çifti kishin vendosur ta quanin Jon.

Pak minuta më parë, këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit lajmin e bukur se pritjes më në fund i ka ardhur fundi. Ajo ka publikuar një foto duke mbajtur dorën e të birit, ku shkruan:

"Mirëseerdhe në botë princi i vogël Jon."

Deri tani kemi parë vetëm kaq nga vogëlushi, por mbase së shpejti Adelina mund të ndajë më shumë foto të tijat me të gjithë ne. 

adelin2.png

Article Logic
Execution time: 0.0039541721343994