Hera e parë e Lionel Scaloni si trajner i Argjentinës. Në zyrat qendrore të Seleccion është koha e prezantimeve për teknikun e ri të përfaqësueses argjentinase, i kërkuar që të marrë drejtimine kombëtares në kushte emergjence, pasi Boërorit të dështuar nën drejtimin e ish-trajnerit Jorge Sampaoli. Gjithçka në prag të miqësoreve ndaj Guatemala dhe Kolumbisë, që Argjentina do të zhvillojë në SHBA në datat 7 dhe 11 shtator.
“Asnjë futbollist nuk më ka thënë se nuk dëshiron të qëndrojë në kombëtare. Kam marrë gatishmërinë maksimale. Djemtë që kam grumbulluar kanë një potencial maksimal dhe ishte momenti për t’i thërritur. Në lidhje me Messin ishim shumë të qartë. Nuk kam folur me atë në lidhje me atë çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kemi një marrëdhënie të mirë. E kontaktova dhe i thashë se nuk do të ishte i grumbulluar në këtë rast, por asnjë trajner në botë nuk do të dëshironte të privohej nga Messi. Do të ishte e pakujdesshme nga ana ime t’i thoja Lionel që të qëndrojë në Spanjë dhe të mos vijë me ne”, deklaroi trajneri i komanduar i Argjentinës në lidhje me Messi.








18 Dec 2025 





