INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Befason Llalla, nga listat e PS pastruam kandidatë të inkriminuar [VIDEO]

Publikuar më: 13:52 23-05-2017

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka befasuar sot me deklaratën e tij kur tha se edhe në zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri Edi Rama do të kandidonte sërish persona që kishin probleme me ligjin. Ai tha se të paktën kjo u zgjidh pasi lista e deputetëve të PS u pastruar nga prokuroria para se të bëhej publike.
“Rama na e solli paraprakisht listën dhe ne kostatuam që disa persona prekeshin nga ligji i dekriminalizimit. Këto individë kemi konstatuar se tani nuk janë përfshirë në listën përfundimtare të kandidatëve, tha Llalla.
Kyeprokurori ka reaguar dhe për dyshimet se puçistët e Erdogan mund të fshihen në Shqipëri, duke thënë se po bëhen verifikime. Sipas tij hetimet priten të përfshijnë dhe qindra biznese turko - shqiptare. Pak ditë më parë edhe Ambasadori turk në vendin tonë, përsërit kërkesën e bërë edhe nga vetë Erdogan në Shqipëri, për zhdukjen e fijeve të Gulen dhe të puçistëve që vranë dhe qëlluan mbi popullin turk.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832