INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Bebi Trump', ngrihet në qiellin e Londrës

'Bebi Trump', ngrihet në qiellin e Londrës

Publikuar më: 13:16 13-07-2018

Protestuesit kanë ngritur një balonë gjigante të quajtur “Bebi Trump”, rreth 6 metra e gjatë në Londër duke pritur kështu kreun e SHBA-ve Donlad Trump.

duke_u_ngritur.jpg

Balona ngjyrë portokalli, mban në dorë një telefon dhe ka veshur pelena, pra është një mini Trump i vogël. “Bebi Trump” është ngritur sot rreth orës 09:30, me orën lokale të Londrës në Sheshin e Parlamentit. Ajo fluturoi në një lartësi prej rreth 30 metrash për dy orë, duke fluturuar mbi Westminster Abbey dhe lart mbi statujat e figurave të shquara të historisë.

trump_be.jpgTrump kundër Londrës
Orari i Trump është përcaktuar me kujdes për të shmangur protestat e planifikuara, por kuptohet se ai është në dijeni të "Bebi Trump". I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar rreth protestave gjatë vizitës së tij, Trump u tha gazetarëve të enjten në Bruksel: "Unë mendoj se ata në Britaninë e Madhe më pëlqejnë mua " dhe tha se populli britanik ndau shqetësimet e tij mbi emigracionin, duke pretenduar se "kjo është arsyeja pse ndodhi Brexit". Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po viziton Britaninë e Madhe. Ai mbërriti një ditë më parë në Londër.

tr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038681030273438