INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebi i sapolindur i Khloe Kardashian bën namin në Instagram!

Bebi i sapolindur i Khloe Kardashian bën namin në Instagram!

Publikuar më: 14:40 17-04-2018

Khloe Kardashian mund t’a ketë lindur vajzën e saj True vetëm para pak ditësh, por direkt, bebit i është shtruar rruga e famës që e pret;

Ka që tani një profil në Instagram !

True_Acc.PNG

Mbasi bëri një postim mbi lindjen e mbesës së saj, Kris Jenner e bëri tag nën emrin “@true”, duke bërë lidhjen kështu me profilin e anëtares më të re të klanit të femrave Kardashian.

Në më pak se 12 orë True ka arritur të mbledhë plotë 126,000 ndjekës, edhe pse ende nuk është bërë asnjë postim në profilin e saj.

Kris Jenner gjithashtu shpjegoi emrin e pazakontë të foshnjës, duke zbuluar origjinën familjare të tij:

"Emri  i gjyshit tim nga ana e babait ishte True Otis Houghton ... emri i babait tim ishte Robert True Houghton ... kështu që unë jam shumë e emocionuar që Khloe e quajti vajzën e saj True!"

 (true do të thotë “e vërtetë”)

Kris_Jenner.PNG

Khloe e zbuloi emrin nëpërmjet llogarisë së saj Instagram në një post që ka mbledhur më shumë se katër milionë like, ku kishte shkruar: "Vajza jonë e vogël, True Thompson, na ka vjedhur zemrat dhe ne jemi të shastisur nga DASHURIA. Është bekim shumë i madh për ne të mirëpresim këtë engjëll në familjen tonë! Mami dhe babi të duan True! "

postimi_khloes.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105