INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexhës nuk i flet më babai pasi pa skenat seksi të klipit të ri, por ENCA ka diçka për t’i thënë: E ke... [FOTO]

Bebe Rexhës nuk i flet më babai pasi pa skenat seksi të klipit të ri, por ENCA ka diçka për t’i thënë: E ke... [FOTO]

Publikuar më: 12:39 22-02-2019

Këngëtarja shumë e njohur Bebe Rexha ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Last Hurrah” ku duket më seksi se kurrë. Këngëtarja shfaqet në disa skena puthjesh me femra e meshkuj duke e konsideruar këtë natë si 'çmendurinë' e fundit para se ti kthehet normalitetit.

Në tekst flitet për fundjavën e fundit ku do të konsumohet drogë, cigare, alkool dhe çdo gjë do të jetë si më parë. Bebe ka guxuar të tregojë edhe strijat në të pasme, të cilat shumë vajza i kanë kompleks.

Mirëpo, publikimi i kësaj kënge i ka prishur shumë punë këngëtares në marrëdhënien e saj me të atin.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka zbuluar publikisht se babai i saj nuk i flet më me gojë që kur ka parë videon.

“Babai im ende vazhdon të mos më flasë pasi pa këngën time ‘Last Hurrah”- shkruan Bebe.

liv.jpg

 

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar një sekuencë nga video në Instagram ku pyet ndjekësit nëse e kanë parë klipin dhe ka marrë përgëzime nga ENCA. Kjo e fundit i shkruan duke i thënë në gjuhën e përditshme “e ke myt” dhe që i ka pëlqyer si kënga ashtu edhe klipi.

Po juve ju pëlqen kënga e re e Bebes?

enct.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0033509731292725