INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha pyetet për origjinën, flet shqip në emision dhe... [VIDEO]

Bebe Rexha pyetet për origjinën, flet shqip në emision dhe... [VIDEO]

Publikuar më: 09:40 08-04-2019

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, asnjëherë nuk ka nguruar të flasë për prejardhjen e saj.

Mbrëmjen e djeshme Bebe ka qenë e ftuar në emisionin “The Jonathan Ross Show”, ku ka folur për Shqipërinë dhe i ka treguar të gjithëve që di të flas shqip.

Këntërja ka rrëfyer se duke qenë se nuk i di të gjitha fjalët shqip e mikson atë me anglishten dhe dha një shembull.

“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”,tha Bebe në shqip.

Po ashtu ajo vazhdoi më tej duke treguar se të dy prindërit e saj janë nga Shqipëria dhe se shpesh herë është e pranishme në dasmat shqiptare që zgjasin për 5 ditë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441