INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha nuk ndihet keq që do jetë e moshuar: ''Me plakjen vjen edhe eksperienca në shtrat''

Bebe Rexha nuk ndihet keq që do jetë e moshuar: ''Me plakjen vjen edhe eksperienca në shtrat''

Publikuar më: 18:29 19-07-2019

Aplikacioni “FaceApp” është kthyer në një trend viral që ka pushtuar të gjithë njerëzit, duek përfshirë edhe ata shumë të famshëm.

Mund të jenë shumë pak prej tyre, të cilët nuk e kanë provuar dhe secili padyshim ka pasur ide majft creative rreth asaj se çfarë simbolizon për ta plakja.

Bebe Rexha hynte te këta kategori njerëzish, të cilët preferuan t’I jepnin një version vërtetë optimiste vetes së tyre në të ardhmen.

Ajo ka publikuar një fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet si një gjyshe seksi dhe joshëse. Ndërkohë ajo shprehet se me moshën rritet edhe eksperienca në shtrat.

“Shumë njerëz kanë frikë nga plakja, sidomos femrat. Shoqëria ka krijuar një ide se meshkujt kur plaken bëhen të bukur si George Clooney, ndërsa femrat shëmtohen, por këto janë përralla. Me moshën vjen mençuria dhe eksperienca, sidomos në shtrat. Kur të plakem do jem një gjyshe e zgjuar, e bukur dhe e paparë”, shkruan Bebe krahas fotos ku ka përdorur aplikacionin “FaceApp”.

bebe-2.jpg

bebe1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832