INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beatrix Ramosaj i uron ditëlindjen “ëngjëllit të saj të ëmbël” [FOTO]

Beatrix Ramosaj i uron ditëlindjen “ëngjëllit të saj të ëmbël” [FOTO]

Publikuar më: 15:12 21-07-2016

Ishte një ditë e veçantë kjo e sotmja për artisten e talentuar.

Pikërisht ashtu pasi nuk ndodh çdo ditë që nipi të të bëhet 1 vjeç. Bëhet fjalë për bukuroshin Noah, djalin e kushërirës së Beatrix, Argjentina Ramosaj i cili ka festuar ditëlindjen e tij të parë. Megjithëse nuk janë tamam motra, lidhja është e fortë dhe e bën Trixën që të ndjehet një teze e vërtetë. Ajo nuk ka rezistuar pa e ndarë gëzimin e saj me të gjithë ndjekësit në Insta ndërkohë që i uronte “ëngjëllit të ëmbël” ditëlindjen e tij të parë. Dhe kur është kaq e lumtur tezja, merreni me mend mamanë. Krahas fotos me Noah pranë tortës dhe babit të vogëlushit, mami Argjentina ka shprehur gjithë dashurinë për vogëlushin në një mbishkrim të gjatë, të mbushur me fjalë të ëmbla. Edhe ne i urojmë bukuroshit Noah edhe 100 vite të tjera.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662