INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beatrix flet për herë të parë në “Interview” për  “luftën e heshtur” me Encën [VIDEO]

Beatrix flet për herë të parë në “Interview” për “luftën e heshtur” me Encën [VIDEO]

Publikuar më: 13:29 15-06-2017

Ato të dyja dikur ishin mike, ndërsa sot Enca dhe Beatrix Ramosaj janë kthyer në rivale.

Këtë e tregonin edhe postimet e herëpashershme të dy këngëtareve në rrjetet e tyre sociale. Nëpërmjet këtyre postimeve ato e tregonin hapur që kishin filluar të mos e honepsnin dot njëra tjetrën.

Por ndërkohë që deri  dje ishin statuset që na tregonin për marëdhënien e tyre, këtë herë është Beatrix ajo që ua shuan të gjithëve kureshtjen. Teksa ka qenë e ftuara e radhës e Kelvi Kadillit në “Intervieë”, këngëtarja ka zbuluar  planet në të ardhmen ku do të vij shumë shpejt me një klip të ri në të cilin do të shfaqet mjaft seksi. Gjithahstu ajo ka folur edhe për marrëdhënien me Encën ku është shprehur se nuk ka asgjë personale me këngëtaren dhe se nuk e ka kuptuar ndonjëherë mllefin që sipas saj Enca ka ndaj saj.

“Unë jam gjithmonë e mira, nuk e di çfarë kanë njerëzit me mua. Unë kam nxjerrë diçka për qejn tim, kujt i ka djegur e mbajtur,” tregon Trixa referuar fotos ku deformonte trupin me photoshop. “Ajo mund të përmendë koncertet, por mua nuk më bën asgjë. Unë jam shumë e re, tani kam filluar karrierën dhe ndoshta i bëj hapat më të sigurt dhe mendoj më afatgjatë. Më vjen keq që u transmetua e gjitha kështu, sepse njerëzit e mi të afërt ose njerëzit që i konsideroj si shokë e miq, i vlerësoj dhe do t’i kem gjithmonë në rrethin tim. Në momentin që dikush nuk është i duhuri për mua, veten nxjerrin. I urrej njerëzit që duan të duken. Nuk kam asgjë personale me Encën. Nuk e kuptova dot kurrë mëllefin e saj”,-është shprehur Trixa.

Article Logic
Execution time: 0.0022480487823486