INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE do pengojë investimet kineze në Ballkan. Ja cili është plani i Brukselit

BE do pengojë investimet kineze në Ballkan. Ja cili është plani i Brukselit

Publikuar më: 16:51 09-09-2019

Bashkimi Evropian planifikon të intensifikojë dialogun me vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të shpjegojë përfitimet që mund të kenë këto vende përmes financimit të projekteve të infrastrukturës nga ana e BE-së.

Bashkimi Evropian planifikon t’u kërkojë autoriteteve të këtyre vendeve t’i kushtojnë vëmendje të veçantë përkushtimit të partnerëve që e ndihmojnë rajonin të përmbushë standardet e BE-së.
Këtë e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë”, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç.

Ajo thotë se financimi i Bashkimit Evropian në infrastrukturë përfshin grante, të cilat janë të kombinuara me kredi me interes të leverdishëm. "Kjo është në kontrast me financimin kinez, i cili vjen pothuajse ekskluzivisht në formën e kredive me mbështetje të konsiderueshme financiare. Prandaj, qeveritë duhet të jenë të kujdesshme që këto investime të mos e vendosin ekonominë e tyre në nivele të larta borxhi, gjë që mund të rezultojë në kontrollin e transferimeve të dhe burimeve strategjike në të ardhmen", paralajmëroi zëdhënësja Kocijançiç.

Ajo ritheksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane dhe se një pjesë e këtij procesi përfshin gjithashtu edhe nevojën e modernizimit të infrastrukturës në këto vende.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian disa herë kanë thënë se investimet në rajon duhet të jenë transparente dhe në përputhje me standardet më të larta të prokurimit publik.
Prokurimi publik, qëndrueshmëria fiskale dhe investimet gjithashtu janë si detyrime që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar me Bashkimin Evropian, prandaj Brukseli pret që këto detyrime të përmbushen nga ana e këtyre vendeve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026640892028809