INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'BBV3' pritet të nisë në Janar, zbulohen disa nga emrat e rinj, ja kush mund të bëhet pjesë e spektaklit

'BBV3' pritet të nisë në Janar, zbulohen disa nga emrat e rinj, ja kush mund të bëhet pjesë e spektaklit

Publikuar më: 13:25 05-12-2023

Në një kohë kur për “Big Brother Vip Albania” ka nisur të aludohet për datën e janarit, të gjithë kanë filluar të lakojnë emrat e konkurrentëve të mundshëm të këtij edicioni. Deri tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë pëmendur si konkurrentë potencialë në garë, por ende nuk është konfirmuar asgjë nga produksioni dhe, me sa duket, edhe për pak javë, këto dyshime të tilla do mbeten.

Të ftuar së fundmi në “Shqipëria Live”, Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani përmendën disa emra të përfolur që mund të bëhen pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Përveç Romeo Veshajt, Roza Latit dhe Meriton Mjekiqit, të cilët janë lakuar më së shumti, mendohet de edhe Ina Kollcaku, Sardi Strugaj apo Adelina Tahiri mund të jenë pjesë e show-t të njohur televiziv. Sipas tyre, shanset që Romeo Veshaj do të jetë pjesë e këtij sezoni të “BBV janë të larta edhe për faktin se emisioni që ai moderon bashkë me vëllain, Donald Veshaj, përfundon sezonin për këtë vit në dhjetor, pormund të ketë edhe një histori dashurie me ndonjë prej banoreve.

Gjithashtu, edhe Olsi Bylyku dhe ish-partnerja e tij, Egli Tako janë përmendur që mund të jenë pjesë e BBV, por nuk dihet ende cili. Mund të jenë edhe të dy?

Article Logic
Execution time: 0.0032610893249512