INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Batuta epike e trajnerit Gerard për futbollistin e Kombëtares

Batuta epike e trajnerit Gerard për futbollistin e Kombëtares

Publikuar më: 09:50 15-09-2018

Eros Grezda vazhdon të jetë një emër që tërheq shumë në shtypin skocez dhe kjo ishte arsyeja se pse klubi i Rangers vendosi që konferenca e parë për shtyp e tij të zhvillohej përkrah trajnerit Steven Gerard, i cili nuk i ka rezistuar dot tundimit për të bërë një batutë epike që shkaktoi të qeshura në sallë mes gazetarëve.

Një prej përfaqësuesve të mediave të pranishme pyeti mesfushorin shqiptar nëse ndjente trysni dhe si i vlerësonte deklaratat e bëra edhe nga bashkëlojtarë të tij te Shqipëria se ai ishte një futbollist me shumë të ardhme që mund të bëhej ylli i ekipit. Gerard ndërhyri para se futbollisti shqiptar të përgjigjej. “Janë të gjithë familjarët e tij”, tha ai në atë moment, duke shkaktuar të qeshura të shumta në sallë.

Ndërsa vetë Grezda nuk ngurroi të përgjigjej se nuk e ndjente këtë trysni dhe do të mundohej të tregonte gjithçka në fushën e lojës siç kishte bërë në çdo etapë të karrierës. 

Article Logic
Execution time: 0.0033950805664062