E ftuar në një intervistë për Top Albania Radio, Enxhi, bashkëshortja e Rogertit, ka folur hapur për raportin që ka pasur me familjen e Selin, duke sqaruar nëse ekziston një njohje e mëparshme mes tyre.
Ajo tregoi se ka njohur nga afër tezen e Selin, e cila jeton në Angli, dhe se dikur kanë pasur miqësi. Megjithatë, sipas Enxhit, kjo marrëdhënie është ndërprerë pas disa situatave të pakëndshme.
“E njoh tezen e Selin nga koha kur ishim në Angli. Kemi qenë shoqe, por tani nuk kemi më asnjë kontakt dhe as nuk kam dëshirë ta rikthej atë raport. Gjithçka përfundoi pasi u ndjeva e ofenduar personalisht,” u shpreh ajo.
Enxhi shtoi se situata është përkeqësuar edhe më tej për shkak të disa deklaratave dhe reagimeve në rrjetet sociale, të cilat, sipas saj, kanë përfshirë ofendime dhe kërcënime publike ndaj saj.
Sa i përket raportit mes Rogertit dhe Selin, ajo mohoi çdo aludim për një marrëveshje apo lidhje të fshehtë, duke theksuar se sjellja e tyre është thjesht rezultat i ngjashmërisë në karakter.
“Në fillim e kam mirëkuptuar qasjen e Rogertit ndaj Selin. Nuk ka pasur asnjë aleancë mes tyre, janë thjesht dy persona me tipare të ngjashme, por të gjinive të ndryshme,” përfundoi Enxhi.








14 Apr 2026 





