INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëpunoi me Elvana Gjatën, arrestohet për përdorim kokaine reperi i njohur [VIDEO]

Bashkëpunoi me Elvana Gjatën, arrestohet për përdorim kokaine reperi i njohur [VIDEO]

Publikuar më: 14:59 06-09-2018

Një nga këngët ndërkombëtare të Elvana Gjatës ishte edhe bashkëpunimi me reperin e njohur Ty Dolla Sign. Ky i fundit është arrestuar nga policia mbrëmjen e kaluar .

Reperi 33-vjeçar njoftohet se është në burgun e Fulton County në Atlanta të Gjeorgjisë, pasi thuhet se u gjet me marihuanë dhe kokainë, shkruan The Blast.

Artisti dhe gjashtë persona të tjerë u ndalën gjatë ngasjes me makinë në Atlanta pranë Busy Bee Café.

Policia thuhet se kanë ndier marihuanë dhe kanë kontrulluar makinën duke rezultuar në zbulimin e kokainës dhe marihuanës. Ai u prangos më pas.

Reperi është kapur edhe më herët për posedim të këtyre drogërave.

Gjashtë personat e tjerë u liruan pa akuza.

Kujtojmë se Ty Dolla $ign bashkëpunoi me Elvana Gjatën në projektin e kësaj të fundit me titull Off Guard.

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652