INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëpunim me Robbie Williams? Eneda Tarifa rrëfen të vërtetën!

Bashkëpunim me Robbie Williams? Eneda Tarifa rrëfen të vërtetën!

Publikuar më: 14:21 26-02-2016

Nga një mjet komunikimi dhe ndërlidhjeje me fansat, Instagrami duket se po kthehet në armikun më të madh të personazhe të famshëm.

Në këtë kategori nuk shpëtojnë pa u bërë pjesë edhe artistët shqiptarë, siç ka qenë së fundmi rasti i Eneda Tarifës e cila teksa ndodhet në Angli për të punuar mbi këngën e saj të Eurovizionit, është përfolur nga një portal shqiptar si Bota Sot rreth një bashkëpunimi me Robbie Williams. Një keqkuptim i madh sipas vetë artistes, e cila po në Instagramin e saj ka sqaruar se në fakt është producenti i Williams, Jerry Meehan ai që ka marrë në dorë këngën "Përrallë" që do të na përfaqësojë në muajin maj në Suedi. "Do më pëlqente të ishte i vërtetë bashkëpunimi me Robbie Williams, por do të mjaftohesha edhe vetëm duke e takuar atë" ka shprehur me fjalë të tjera Eneda Tarifa!

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549