INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëpunim me ndonjë yll botëror? Era Istrefi ka një surprizë për ju dhe e zbuloi vetë [FOTO]

Bashkëpunim me ndonjë yll botëror? Era Istrefi ka një surprizë për ju dhe e zbuloi vetë [FOTO]

Publikuar më: 18:16 02-02-2020

Era Istrefi është një ndër këngëtaret e preferuara për të gjithë njerëzit anë e mbanë botës e cila po korr një sukses të madh.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Prej disa kohësh na kanë munguar projekte të reja prej këngëtares, mirëpo Era ka premtuar se së shpejti do të vijë me surpriza.

Në një postim në InstaStory, ajo ka njoftuar se e ka gati një projekt të ri, të cilin do ta lançojë shumë shpejt.

Këngëtarja tregon se i kanë munguar fansat e saj, të cilëve do t’ua plotësojë dëshirën për një hit të ri.

“Më keni munguar gjithashtu njerëz. Do sjell ca ‘zjarr’ së shpejti, do t’ua bëj dëshirat realitet”- shkruan Era në postim.

auto_auto_222215805656711580659319.jpg

Ajo nuk e ka treguar ende se kur do të publikohet dhe si do të titullohet kënga e saj e re, e cila jemi të bindur se do të ketë super sukses.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026040077209473