INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëpunim?! AZET është “fiksuar” me projektin e këngëtares shqiptare dhe nuk është Dhurata Dora! [FOTO]

Bashkëpunim?! AZET është “fiksuar” me projektin e këngëtares shqiptare dhe nuk është Dhurata Dora! [FOTO]

Publikuar më: 15:28 06-09-2020

Azet është një nga reperët më të njohur me origjinë shqiptare. Pas një periudhe shkëputje nga muzika, reperi është rikthyer me këngë të reja dhe të themi të drejtën ato janë dëgjuar shumë.

Reperi i talentuar ka publikuar disa këngë nga albumi më i ri ku pjesa më e madhe e të cilave janë në bashkëpunim me vëllain e tij, Albin, por një prej këngëve është edhe superhiti “Fajet” me Dhurata Dorën.

Këngë kjo e cila na ka shoqëruar gjatë gjithë verës dhe me siguri do e dëgjojmë shumë gjatë. Pas punës për projektet e reja, Azet ka vendosur të marrë disa ditë pushime dhe siç kemi parë në Instagram po relaksohet me miqtë e tij në Kroaci.

Edhe pse karrierën e tij e zhvillon kryesisht në Gjermani, reperi i njohur i suporton gjithmonë artistët shqiptarë, ndërsa së fundmi ka publikuar një video ku shfaqet në makinë teksa dëgjon këngën e re të Taynës “Qe Qe”.

f484676b-8bbb-47e8-bc60-94cab79fb849.jpeg

 

Siç duket Azet e pëlqen këtë projekt të reperes së njohur dhe nuk heziton ta tregojë publikisht, mirëpo më herët dy artistët në fjalë janë përfolur për një bashkëpunim të mundshëm.

Deri tani s’kemi parë ndonjë detaj që na çon deri te pista e bashkëpunimit, por jemi të sigurtë që nëse Tayna dhe Azet bashkkojnë forcat, kënga do jetë HIT.

Article Logic
Execution time: 0.0033831596374512