INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashar al-Assad i rikthen çmimin 'Legjioni i Nderit'  Francës

Bashar al-Assad i rikthen çmimin 'Legjioni i Nderit' Francës

Publikuar më: 09:40 20-04-2018

Siria kthen çmimin prestigjioz “Legjioni i Nderit” që i ishte akorduar presidentit Bashar al-Assad, në Francë, duke thënë se ai nuk do ta mbante çmimin e një vendi, që është një "skllav" i Amerikës. Veprimi u ndërmor disa ditë pasi Franca tha se një "procedurë disiplinore" për tërheqjen e këtij vlerësimi ishte në proces. Franca së fundi u bashkua me SHBA dhe Britaninë e Madhe në bombardimet e bëra në Siri pas dyshimeve se objektivat ishin baza të armëve kimike. Çmimi u kthye në Francë nëpërmjet ambasadës rumune në Damask. Presidenti Assad u dekorua me klasën më të lartë të çmimit, Grand Croix, në vitin 2001 pasi mori pushtetin, pas vdekjes së babait të tij. "Ministria e Punëve të Jashtme ka kthyer në Republikën franceze dekorimin “Komandant i Legjionit të Nderit” në Francë, dhënë presidentit Assad", tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Sirisë. "Nuk është nder që Presidenti Assad të vendos një dekoratë që i atribuohet nga një vendi skllav dhe ndjekës i Shteteve të Bashkuara, dhe që mbështet terroristët", shtoi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326