INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha zbulon rezultatet e sondazheve të brendshme të PD

Basha zbulon rezultatet e sondazheve të brendshme të PD

Publikuar më: 10:15 26-07-2019

Turi i takimeve të kreut të opozitës, Lulzim Basha me strukturat e PD, po zhvillohet në Jug të vendit. Himara është një nga bashkitë e vizituara prej kryedemokratit Basha. Në takimin me demokratët e Himarës Basha tregoi rezultatet e sondazheve të bëra. “Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Në këtë kuadër, përpjekja jonë opozitare jo vetëm që korri një sukses të plotë, por po ashtu bëri një matje shumë më të rëndësishme se çdo sondazh. Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica “Rama ik”, u shpreh Kryetari Basha.

Sipas Bashës, Bashkia Himarë është pasqyra më e mirë e grabitjes së pronave. “Interesi publik është i pari që sakrifikohet për interesat e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, me të cilët ka kapur dhe ka mbajtur pushtetin gjithë këto vite”, theksoi zoti Basha në Hinarë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502