INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha u financua nga rusët? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Basha u financua nga rusët? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

Publikuar më: 23:06 12-03-2018

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme është i ftuar në News24 ku është pyetur në lidhje me investigimin e medias MotherJones, që ka publikuar lajmin se Basha është financuar nga rusët, por Rama ka pasur një përgjigje kontradiktore.

Ai tha se e mendon diçka të tillë, edhe pse nuk e beson 100%. Ndër të tjera Rama ka theksuar se partnerët e Shqipërisë, janë shumë të shqetësuar nga kjo situatë.

Eni Vasili: Ju falënderoj që jeni këtu zoti Rama. Sallata ruse që po përgatit PD siç thoni ju. Mother Jones ka publikuar një investigim. Deputetët tuaj akuzojnë Bashën si një njeri që po paguhet nga rusët, keni argumente?

Edi Rama: Së pari duhet të bëjmë një dallim të qartë nga pikëpamja e nuancave. Na duhet medoemos të dimë të ëvërtetën për një histori ku ne nuk themi që ka dorë Kremlini por ne duam të dimë nëse ka dorë apo nuk ka dorë Kremlini. Nga ana tjetër historia është sallatë ruse sepse ka të përfshirë rusë me xhepa të thellë që kanë paguar një operacion financiar në funksion të PD dhe Bashës por edhe sepse nga pikëpamja e ligjit shqiptar ka shkelje nga fillimi deri në fund. Është e pakuptueshme se si një kryetar i një partie nuk mund të japë përgjigje në përputhje me ligjin.

Basha ka dhënë përgjigje duke thënë se janë akuza të financuara nga ju apo se kërkoni të tërhiqni vëmendjen nga kokaina e kapur…

Unë nuk kam asnjë arsye të mendoj se ne duhet të tërheqim vëmendjen nga një sukses i madh i agjencive ligjzbatuese shqiptare që ishte kapja e një sasie rekord kokainë. ‘Është sponsorizuar nga ju’ janë dokrra. Këto janë dokrra. Ajo që i kërkohet kryetarit të PD është të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të sqarojë nga fillimi deri në fund se si një parti shqiptare të financohet nga burime të huaja. Është e ndaluar.

Si ka mundësi që një parti shqiptare të financohet nga një biznesmenë me kombësi ruse apo kombësi të tjera dhe këto financime të fshihen. Si ka mundësi një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidenfikueshme për të cilat vetë i financuari, pra PD përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk ka lidhje, nuk i njeh. Kjo është një situatë skandaloze dhe këtu ka dy aspekte. Njëri aspekt që PD është alternativë pushteti me ligjin në pushtet dhe aspekti tjetër cila është e vërteta deri në fund. Dhe nëse ka influencë malinje. E gjitha kjo përkon me një fazë kur këtu në Tiranë ishte ngritur një çadër dhe ku çdo ditë baltosej./BW/

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057