INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha thirrje socialistëve: Merrni drejtimin e partisë, dialog për zgjidhje politike pa Ramën

Basha thirrje socialistëve: Merrni drejtimin e partisë, dialog për zgjidhje politike pa Ramën

Publikuar më: 21:42 08-06-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalimin e tij mbyllës nga selia blu iu ka bërë një thirrje socialistëve.

Basha i kërkoi socialistëve të ndalin krimin në kupolën e PS dhe të marrin drejtimin e partisë.

“Arrestoni krimin në kupolën tuaj, ndalni krimin në kupolën tuaj, merrni drejtimin e partisë, uluni në dialog pa Ramën kryeministër për një qeveri tranzitore e të vendosim së bashku standardin europian të zgjedhjeve. Nuk është vonë për ta shpëtuar PS-në nga krimi. Forcë që ta ndalë zemërimin popullor nuk ka dhe nuk do të ketë”, deklaroi Basha.

Ndër të tjera Basha iu tha protestuesve se është forca e tyre zgjoi vetëdijen e fjetur e të strukur nga terrori e propaganda.

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164