INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Sistemi arsimor ndodhet në ditët e tij më të zeza, ja 3 zgjidhjet

Basha: Sistemi arsimor ndodhet në ditët e tij më të zeza, ja 3 zgjidhjet

Publikuar më: 20:21 09-02-2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali”, tha se sistemi arsimor do të vazhdojë të jetë në ditët e tij më të zeza nëse vazhdohet me Ligjin e Arsimit të Lartë.

Duke ftuar vlonjatët t’i bashkohen tubimit dhe protestës më 16 shkurt në Tiranë, Basha u shpreh se kryeministrin Rama e gënjen mendja kur mendon se është “Pashai i Vlorës” dhe i gjithë Shqipërisë.


'Arsimi do të jetë në një ditë më të zezë nëse vazhdohet me këtë ligj të Arsimit të Lartë, që i vuri kazmën universiteteve publike. Demokratizimi i vendimmarrjes është normë evropiane, është garanci, siç është garanci për shtetin është garanci edhe për universitetin. Edi Ramën e gënjen mendja që është Pashai i Vlorës dhe i të gjithë Shqipërisë, se ai i di të gjitha, prandaj ai meriton të ketë edhe pushtetin ekzekutiv, edhe parlamentin, edhe gjyqësorin, edhe median, edhe ekonominë.

Edhe po t’i kishte fakultetet intelektuale nuk do të arrinte kurrë t’i bënte, lëre më kur kemi të bëjmë me një njeri të mangët, në shkollim, në formim dhe në performancë. Përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë është fundi i mirëmenaxhimit të një sistemi. Prandaj, demokratizimi i sistemit arsimor do të jetë prioritare për ne. Çështjet kryesore të vendimmarrjes do t’u takojnë vetë universiteteve dhe aty ku duhet, do të jenë të përfaqësuar sa duhet edhe studentët', ka thënë në takim me pedagogët Basha.

f64e4761e004873fe700e40c79e5e19c_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715