INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Rama, kundër Vettingut në politikë. Pse ka frikë? [VIDEO]

Basha: Rama, kundër Vettingut në politikë. Pse ka frikë? [VIDEO]

Publikuar më: 11:00 22-09-2018

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaron se kryeministri Edi Rama ka frikë nga Vettingu në politikë. Opozita po i mëshon fort idesë së Vettingut ndërsa akuzon mazhorancën se po bëhet pengesë për të. Demokratët dhe aleatët e tyre kanë depozituar në Kuvend dhe draftin përkatës ligjor. Ndërsa Lulzim Basha ka ripërsëritur akuzat kundër kreut të qeverisë duke shkruar në Twitter se “ Rama ka pranuar se është kundër Vettingut në politikë. “Më në fund e pranoi: ai është kundër vetingut në politikë, është kundër pastrimit të politikës nga krimi. Të tjerat janë llogje. Por pyetja mbetet: pse e ka frikë Edi Rama vetingun e politikës?!”-është postimi i kreut të opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0045099258422852