INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha plas “bombën” te Çadra e Lirisë: 30 km nga Tirana është një magazinë me 100 ton drogë

Basha plas “bombën” te Çadra e Lirisë: 30 km nga Tirana është një magazinë me 100 ton drogë

Publikuar më: 19:48 13-04-2017

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lëshuar një deklaratë të fortë nga Çadra e Lirisë.

Basha ka deklaruar se janë dy magazina droge, një në Manzë dhe një në Ishëm, për të cilat kanë dijeni vetë ai, kryeministri Rama, ish-ministri i Brendshëm dhe ministri i ri i Brendshëm.

Sipas Bashës, magazina ndodhet në zonën e Manzës në Shijak, brenda së cilës ka 100 ton kanabis sativa.

“Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të Policisë së Shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E dinë të gjithë se në Manzë, 30 km nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë. E mbron  Perlat Cullaj që e ka emrin në listën e cdo agjencie ligjzbatuese ndërkombëtare, e di unë, e di ky (për Ramën) ministri, ish ministri por s’kanë guxim se s’janë këta bosët e Perlatit por është Perlati dhe droga bosët e këtyre.

Një magazinë tjetër me 20 ton drogë ndodhet në Ishëm. Për sot po e mbyll me këyto dy magazina”, tha kreu i demokratëve.

 “Njeriu që sot ka guximin të dalë para të rinjve ka sjellë në Parlament deputetë e kryetarë, ata që kanë shitur bijat e shqiptarëve në rrugët e Europës. PD ka lindur si partia perëndimore e shqiptarëve, si partia e vokacionit evropian. Ku e gjejnë guximin bijtë e stanilistëve shqiptarë të akuzojnë PD si një parti antiperëndimore”, tha Lulzim Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0034651756286621