Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook për raportin e CIA-së për drogën në vend.
Nëpërmjet një video Basha tregohen disa shifra për drogën dhe krimin, dhe e shoqëron me komentin se shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër is Rama.
“Raporti vjetor i CIA: Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin.
Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar.”, shkruan Basha.
Të dhënat që shfaqen në video
Edi Rama mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit.
Nga Janari deri në Korrik 2018 në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kg kanabis shqiptar.
Deri tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për paprekshmërinë e tyre është qeveria e Edi Ramës.
Ministria e Brendshme nuk bën analizat e drogës së kapur për të fshehur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetë parajsa e krimit për mbjelljen e kanabisit.
Analizat italiane dhe greke të drogës së kapur nga Shqipëria provojnë se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit.
30 tonë drogë e sekuestruar në 7 muaj janë vetëm maja e ajsbergut të krimit të organizuar me mbrojtje politike, që ka marrë peng vendin.
Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, që ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar.
 
							 
							 
							 
							 
					![Basha për raportin e CIA: Shqiptarët nuk meritojnë këtë kryeministër [VIDEO] Basha për raportin e CIA: Shqiptarët nuk meritojnë këtë kryeministër [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/6adadfad3643160d1daccb86f4eaddd3_L.jpg?t=-62169988760) 
											 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





