INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha për Byronë e Hetimit. Qëndrimi i prerë: Nuk e votojmë!

Basha për Byronë e Hetimit. Qëndrimi i prerë: Nuk e votojmë!

Publikuar më: 11:17 11-02-2016

Vetëm një ditë, pasi e përshëndeti votimin në qeveri të projektligjit për Byronë e Hetimit, Kreu i opozitës, Lulëzim Basha me sa duke ka marrë më shumë informacione dhe pas 24 orësh në një dalje publike ka thënë se të djathtët nuk do ta kalojnë. Ai ka dhënë dhe arsyet se përse ky vendim: “Nuk do e kalojmë ligjin për Byron e Hetimit. Varianti i qeverisë nuk është ai i dakordësuari. PD është e vendosur për draftin dakordësuar. Varianti i qeverisë është një variant i vjetër. PD është që Bryroja të jetë 100 për qind në varësi të Prokurorisë. Edi Rama katër ditë më parë deklaroi nëpërmjet ministrit Arben Ahmetaj se për Byronë e Hetimit do të prisnin opinionin e Venecias. Çfarë është ky nxitim?”, u shpreh Basha, pas përfundimit të një takimi me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, i cili prej dy ditësh është për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0032298564910889