INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nga protesta në Vorë: ‘Rama burgos qytetarët dhe liron kriminelët, djegia e mandateve...’

Basha nga protesta në Vorë: ‘Rama burgos qytetarët dhe liron kriminelët, djegia e mandateve...’

Publikuar më: 10:18 05-04-2018

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet së bashku me bashkëshorten në protestën e qytetarëve në Vorë.

I ulur këmbkryq në kryqëzimin e Vorës sëbashku me protestuesit e tjerë në kuadrin e mosbindjes civile, lideri opozitar ka shpjeguar arsyet pse po protestohet dhe sesi do të avancojë aksioni opozitar.

"Rama e ka kapur drejtësinë, ka bërë shtetrrethim për 23 kuksianë sikur të ishin terroristë, kurse Tahirin, Sotën, Balilin etj i ka të gjithë në liri. Shikoni shtëpinë e Tahirit e të këtyre dhe të kuksianëve. Drejtësia e Ramës është drejtësia që fut në burg popullin dhe le të lirë kriminelët!

I pyetur nga mediat, "a do t'i digjni mandatet për të qënë në krah të qytetarëve", Basha tha se "të gjithë alternativat janë të hapura" dhe se do të veprohet hap pas hapi.

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375