INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha në kampin e Tepelenës: Ka emra xhelatësh në institucionet e shtetit[VIDEO]

Publikuar më: 12:10 12-02-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi kampin e internimit të Tepelenës, i shoqëruar nga disa të mbijetuar të një prej kampeve më të tmerrshëm të diktaturës komuniste. Kryetari i opozitës tha se kushtet e këtij kampi u ngritën sipas parimit të shfarosjes, i cili u zbatua më herët edhe nga nazistët.

“Nga pikëpamja ligjore ky është krim kundër njerëzimit, sepse, në qoftë se 1 në 3 humbën jetën për shkak të kushteve qëllimisht shfarosëse, çnjerëzore, atëherë këtu bëhet fjalë për kamp shfarosjeje. Duke qenë se gjithçka u zhvillua edhe pa legjislacionin që diktatura e përdorte për të burgosur dhe për të ekzekutuar kundërshtarët e regjimit dhe u drejtua kryesisht kundër familjarëve të tyre, nuk ka asnjë diskutim se edhe motivi i xhelatëve që i sollën këtu, edhe mënyra e veprimit këtu kishte një qëllim, shfarosjen e tyre”.
Dëshmitarët e mbijetuar të krimeve të komunizmit, pasardhësit e tyre dhe kreu i opozitës ndanë të njëjtin mendim se ruajtja e ish-kampit të Tepelenës është domosdoshmëri, që ai të shërbejë si një institucion kujtese për brezat.
“Majmunëria e udhëheqjes aktuale, që në poture e në gjuhë, në kuptimin e imitimit të Enver Hoxhës e të xhelatëve të tjerë, që i kanë zhytur duart në gjakun e foshnjeve e të fëmijëve, nuk është thjesht teatralizëm, është një investim i rrezikshëm për të rikthyer dramën, sepse historia tregon që një popull, i cili nuk kujton, e përsërit dramën e vet. Sot ne ballafaqohemi me mungesën e vetëdijes dhe të kujtesës. Riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit dhe vazhdojnë flasin ata për drejësi të standardeve evropiane apo janë bashkëhartues të legjislacionit të Shqipërisë të vitit 2019”, theksoi Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0070431232452393