INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Itali: Kemi gati platformën zgjedhore

Basha në Itali: Kemi gati platformën zgjedhore

Publikuar më: 16:36 12-05-2016

Ndërsa në vend po diskutohet një nga reformat më të debatuarat e viteve të fundit, ajo në Drejtësi, Kryetari i opozitës Lulzim Basha thotë se ka gati platformën që garanton një porçes zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Nga italia, ku u takua me drejtues të lartë të Senatit, Dhomës së Deputetëve dhe me zëvendësministrin e Jashtëm të Italisë, Basha e cilësoi të vështirë betejën për garantimit të zgjedhjeve të lira, ndërsa arsyeja është:
“PD ka gati platformën që garanton një proçes të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, pa shitblerje votash, intimidim votuesish dhe garantim të leximit të drejtë të vullnetit të zgjedhësve. Problemi më i madh në Shqipëri është inkriminimi i politikës, katapultimi në parlamentin shqiptar dhe në zyrat kryesore të vendimmarrjes i personave me rekorde të tmerrshme kriminale. Ndokët, Frrokët, Prengët, Bushët, Roshët kanë qenë kryefjalë e aksionit politik të Partisë Demokratike dhe sot janë subjekt i një procesi të njohur tashmë ndërkombëtarisht si procesi i dekriminalizimit. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit nxjerrja jashtë zyrave të shtetit të të inkriminuarve është ekzistenciale për të sotmen dhe të nesërmen e demokracisë shqiptare dhe shtetit ligjor”.

Article Logic
Execution time: 0.0032520294189453