INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Ne e e kemi bërë zgjedhjen, i kemi vënë kryqin qeverisë

Basha: Ne e e kemi bërë zgjedhjen, i kemi vënë kryqin qeverisë

Publikuar më: 09:08 15-04-2019

Në një postim në rrjetin social facebook kreu i demokratëve Lulzim Basha edhe njëherë konfirmon se PD e ka bërë tashmë zgjedhjen e saj se do të jetë me njerëzit kundër asaj që ai e cilëson qeveri-bandë.

Sipas tij kjo qeveri i ka vënë kryqin shtëpive të shqiptarëve dhe të ardhmes europiane duke theksuar se edhe populli nuk do të ndalet deri sa t’i vërë kryqin kësaj qeverie.

Postimi në FB

Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!

Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.

Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa.

Article Logic
Execution time: 0.0031979084014893