INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha “miraton” strukturën antimafia, ja projekti i tij “Ndiq paranë” [VIDEO]

Basha “miraton” strukturën antimafia, ja projekti i tij “Ndiq paranë” [VIDEO]

Publikuar më: 16:43 22-07-2019

Kreu i Partisë Demokratike e ka çuar edhe më përpara projektin e tij antikorrupsion, që e ka koduar “Ndiq paranë!”.

Sipas tij, hapi i parë është miratimi i një pakete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar. Këtë Basha e konsideron si prioritet të Qeverisë, duke përfshirë hetimin në nivelet më të larta.

Si hapin e dytë të këtij projekti, që Basha e cilëson konkret është hetimi dhe ndëshkimi i veprimtarisë kriminale të qeverisë për prokurimet dhe licensimet publike. Dhe prioritet për këtë ka përcaktuar hetimin e mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike, hetimin pa asnjë përjashtim të kontratave koncesionare dhe çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale.

Si pikë tjetër të hapit të dytë të opozitës është hetimi i pasurive të çdo kujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri i tek kryeministri.

Dhe mbi të gjitha hetimi do përqëndrohet tek paraja. Sipas Bashës, do ndiqen, gjurmohen dhe zbulohet origjina e parave të përdorura dhe do të zbulohet destinacioni i parave të marra nga buxheti.

Article Logic
Execution time: 0.0032508373260498