INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha me OSBE-ODIHR: Zgjedhjet u fituan me para droge dhe banda kriminale [VIDEO]

Publikuar më: 15:58 05-07-2017

Reagimin më të fortë për zgjedhjet Lulzim Basha ua tha në sy përfaqësuesve të lartë të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR. Sipas njoftimit të selisë blu Basha i cilësoi zgjedhjet e 25 qershorit një triumf të paligjshmërisë.

Lulzim Basha
“Procesi i 25 qershorit jo vetëm nuk e shëroi plagën e zgjedhjeve, por përkundrazi e thelloi dhe ekspozoi më shumë atë. Problemi i blerjes masive të votave u shtri në të gjithë vendin me përmasa masive. Përveç angazhimit në shitblerje votash të strukturave partiake të PS dhe partive të tjera qeveritare u aktivizuan po ashtu bandat kriminale që vepronin pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore.
Ndërkohë në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e brendshme, kryetari i ngrirë Lulzim Basha ka bërë një lëvizje taktike. Në profilin e tij në facebook Basha ka hequr koverin me republikë të re, duke vendosur një fotografi vetëm me simbolet e partisë demokratike.
Edhe në ditën e parë të fushatës nuk kanë munguar reagimet pro dhe kundër kryetarit të ngrirë, ndërsa është shënuar dhe një tjetër largim nga strukturat e larta drejtuese. Bëhet fjalë për koordinatorin dhe Anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, i cili ka njoftuar largimin e tij nga kjo forcë politike.
Edvin Kulluri:
“Nga dita e sotme bëj me dije vendimin tim për tu tërhequr nga politika në kushtet e qeverisjes më të keqe në 27 vite dhe një opozitë që po shkon drejt vetasgjësimit. Duke qenë se nuk ma lejon morali të konformohem por dhe duke mos parë shpresë se gjerat mund të ndryshojnë e shoh më të udhës të tërhiqem”.
Romeo Gurakuqi:
“Jemi në një vend ku çdo program i punuar me mendje, shpirt, atdhedashuri, ekspertizë, dështon para forcës, dhunës, parasë dhe dinakërisë së ekspertëve të kupolës”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779