INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Momenti i tensionit! Banorët përplasen me policinë, shoqërohen 5 protestues të Unazës së Re! [VIDEO]

Momenti i tensionit! Banorët përplasen me policinë, shoqërohen 5 protestues të Unazës së Re! [VIDEO]

Publikuar më: 20:36 01-12-2018

Banorët e Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re këtë të shtunë (1 dhjetor) u përplasën me forcat e policisë. Policia ka shoqëruar disa protestues, ndërkohë, banorët pretendojnë se mes të shoqëruarve është edhe një 13-vjeçar, i cili u shoqërua nga deputeti Klevis Balliu, por burimet nga Partia Demokratike njoftuar se "Deputeti Balliu nuk është shoqëruar në polici. Personi qe ai shoqëroi në furgon nuk është i mitur. Deputeti Balliu tha se e shoqëroi të ndaluarin në furgonin e policisë, sepse policia ishte e dhunshme dhe prania e tij do të ndalonte abuzimin fizik.".

Aktualisht ata ndodhen në komisariatin 6.Në ditën e 28 të qendresës së tyre protestuesit kanë bllokuar të dy akset e rrugës. Banorët kërkojnë që banesat e tyre mos prishen, ose të dëmshpërblehen në masën 100%. Ndërkohë punimet kanë filluar duke hequr ndriçimin e rrugës dhe pemët.

perplasja from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0018119812011719