INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët paguhen 1500 euro në javë?! Flet për herë të parë ish-konkurrenti i shtëpisë së “Big Brother”

Banorët paguhen 1500 euro në javë?! Flet për herë të parë ish-konkurrenti i shtëpisë së “Big Brother”

Publikuar më: 14:32 10-01-2022

“Big Brother Albania”, reality show që këtë herë u vendos të mbahet me VIP-at dhe figurat e famshme shqiptare, është kthyer në pak kohë në një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri, duke i bërë të gjithë shqiptarët të ngulur pas ekranit, për të zbuluar të rejat e personazheve.

Një nga temat më të diskutuara kur bëhet fjalë për banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” është pikërisht thashethemi se ata paguhen për prezencën e tyre. Qëndrimi brenda shtëpisë, izolimi për muaj të tërë, si dhe monitorimi i paevitueshëm për 24 orë nga kamerat, është thënë se është shpërblyer nga produksioni, duke i paguar ata me shifra relativisht të mëdha, sipas iconstyle. Bëhet fjalë për një shpërblim me 1500 euro në javë. Lidhur me këtë çështje, ka folur ish-konkurrenti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Valon Shehu. 

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ai është pyetur nëse kjo teori për shpërblimin e banorëve është e vërtetë.

Valoni është përgjigjur duke e mohuar këtë dyshim dhe theksoi se thashethemet nuk ishin të vërteta.

“Jo, jo unë por ashkush dhe këtë e them me plotë bindje sepse kam dëgjuar që është bërë e madhe, nuk është e vërtetë aspak. 1500 euro java, nuk është e vërtetë”.

Article Logic
Execution time: 0.0028390884399414