INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Kërrabës me rrugë të re. Veliaj u kërkon votat për më shumë investime

Banorët e Kërrabës me rrugë të re. Veliaj u kërkon votat për më shumë investime

Publikuar më: 13:00 03-05-2017

Për banorët e Krrabës do të jetë më e lehtë që të kryejnë aktivitete të ndryshme dhe të vijnë në Tiranë më shpejt, pasi nga sot ata do ti gëzohen një rruge të re. Ajo është përuruar nga Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili tha se falë fondeve të dhëna nga qeveria kjo rrugë morri jetë dhe kërkoi e votat për të majtën nga banorët, me argumentin se kështu mund të vijojnë investimet në këtë zonë dhe të tjera në qarkun e Tiranës. Ai u tha që rruga do të ndikojë dhe në zhvillimin e turizmit lokal.

Veliaj s'kurseu as batutat me banorët, ku tha se: "Ajo rruga e Kërrabës është ideale për gurë në veshka, më tha dikush, por sot nuk është më kështu."

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705