INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët bllokojnë rrugën Durrës-Shijak: Do vazhdojmë protestat nëse nuk merrni parasysh kërkesën tonë

Banorët bllokojnë rrugën Durrës-Shijak: Do vazhdojmë protestat nëse nuk merrni parasysh kërkesën tonë

Publikuar më: 09:20 19-04-2018

Rruga Durrës-Shijak është bllokuar sot nga banorët Xhafzotajt. Ata kanë dalë për të protestuar që në orët e para të mëngjesit për rrugën e shkatërruar. Aksi i rrugës tradicionale që shkon nga Durrësi në Shijak me gjatësi 6 km nuk ka pasur investime prej vitesh. Protestuesit shprehen se rruga është ndërtuar shumë vite më parë, ndërkohë që rikonstruksionin e saj nuk e merr askush përsipër. Në të dyja anët e rrugës janë vendosur biznese të shumta. Ndërkohë që edhe ditën e djeshme banorët e zonës bllokuan rrugën për një orë. Ata thonë se do të përshkallëzojnë protestat deri në rikonstruksionin e rrugës.

Article Logic
Execution time: 0.004127025604248