INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banka e Shqipërisë, kreditë rrezik për ekonominë

Banka e Shqipërisë, kreditë rrezik për ekonominë

Publikuar më: 15:44 02-05-2016

Bashka e Shqipërisë vëren me shqetësim se kredia për ekonominë vazhdon të mbetet në krizë duke kërcënuar rritjen ekonomike. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se në tre muajt e parë të vitit, stoku i huave për ekonominë u rrit me vetëm 200 milionë lekë, çka përbën një shifër të papërfillshme duke sinjalizuar se aktiviteti kreditues do të mbetet i ndrydhur edhe në 2016. Moskreditimi i ekonomise është ngritur si shqetësim i madh dhe nga institucionet ndërkombëtare.

Rrezik për ekonominë

Kriza e kredive është cilësuar si rreziku kryesor për rritjen e ekonomisë edhe nga vetë qeveria. Në Programin e Reformave Ekonomike 2016-2018, Këshilli i Ministrave vëren se se ndryshe nga sa pritej, kredia për sektorin privat është në stanjacion duke kërcënuar rimëkëmbjen e ekonomisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për biznesin në Shqipëri vitin e kaluar ra me 7 për qind në terma realë krahasuar me 2014 duke shënuar rënien më të madhe historike. Në vendet e tjera të rajonit aktiviteti kreditues shfaqet i përmirësuar kundrejt tremujorëve të kaluar. 

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047