INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banesës në Kamëz i vendoset tritol, policia jep detajet

Banesës në Kamëz i vendoset tritol, policia jep detajet

Publikuar më: 09:25 20-08-2019

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në oborrin e një banesë në Kamëz. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme matriale. Policia ka vepruar me shepjtësi, duke zbardhur një pjesë të ngjarjes.

Sipas policisë "ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 të mbrëmjes së 19 gushtit në oborrin e shtetasit Gj. K në rrugën “Mujo Ulqinaku" ku është është hedhur një kallep tritoli 50 gr".

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri.

Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592