INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ballanca mbrojti Edi Ramën në gjyq. Eduart Halimi 2 fjalë për Bashën

Ballanca mbrojti Edi Ramën në gjyq. Eduart Halimi 2 fjalë për Bashën

Publikuar më: 12:41 22-05-2017

Eduart Halimi është një nga zërat më të rëndësishëm në selinë blu. Një ditë pasi Lulzim Basha bëri propozimet e tij jo vetëm për ndryshimet në kabinetin qeveritar, në funksion të marrëveshjës Rama-Basha, por edhe për Avokatin e Popullit si dhe kreun e KQZ Eduart Halimi ka dy fjalë për shefin e tij në parti. Nëpërmjet një statusi në facebook, Halimi ndalet veçanërisht në 2 propozime, Erinda Ballanca si dhe Klement Zguri. 

Ediart Halimit në facebook:
“Dy fjalë për propozimet e Bashës për Avokat i Popullit dhe kryetar të KQZ.
Dje Lulzim Basha bëri disa propozime që do votohen sot në Kuvend, por unë dua të ndalem në 2 prej tyre që janë me mandat të plotë: Avokatin e Popullit dhe kryetarin e KQZ.
Erindën e kam njohur në gjykatë si kolege kundërshtare; unë avokat i Olldashit dhe ajo e Edi Ramës, kur Olldashi e akuzonte për koncertin e Pezës. Olldashi e fitoi gjyqin pak para zgjedhjeve të 2005 por unë kujtoj se Erinda ishte një avokate profesioniste ashtu si kolegia e saj Evelina Qirjako e cila përfaqesonte Nanon dhe qeverinë në atë kohë. Deri në 2005 unë isha avokat dhe ndër të tjerë përfaqësoja eksponentë të PD në gjykata, ndërsa Evelina dhe Erinda eksponentë në PS.
Unë iu bashkova politikës, Evelina shkoi në gjykatë të lartë me votat e PD, ndërsa Erinda qëndroi si avokate duke bërë zgjedhjen e saj gjatë 12 vjetëve. (ndoshta më të duhurën).
Çdo njeri racional e di se kur sëmuret kërkon mjekun më të mirë, pa e parë se cilin ka mjekuar para tij, të majtë apo të djadhtë, dhe njëlloj mendon edhe kur duhet të shkojë në gjyq, zgjedh avokatin që mendon se është më i miri.
Ndaj për këtë arsye mendoj se Edi Rama ka zgjedhur atëherë Erindën si avokate.
Erindën nuk e kam parë ndonjëherë të hyjë në PD, por kjo është tregues për lartësinë e propozimit për të.
Lulzim Basha mund të kishte bërë një konkurs fasadë, si ai para 5 viteve që bëri Edi Rama, ku të kishte zgjedhur ‎ dikë tjetër, ndonjë militant pasi pa as më të voglin dyshim ka shumë profesionistë që janë militantë të PD. Por zgjodhi Erindën si një avokate profesioniste, civiliste e shkëlqyer për të cilën jam i bindur se edhe opozita e nesërme do gjejë avokaten e saj, ndaj sot kot janë mërzitur mediat pranë PS.
E njëjta dhe për Klementin. Unë e di që Basha mund të kish zgjedhur ndonjë militant në PD që mund të hidhej në zjarr për PD, që të kish qenë drejtor i Bashës si Denari drejtor i Ramës, të kish qenë kamikaz si Denari, por zgjodhi Klementin, burrin e mençur racional e profesionist për ti treguar kundërshtarit politik se e sheh përzgjedhjen e njerëzve në institucione jo si një proçes fasadë, por me përgjegjësinë për të zgjedhur më të mirët, me profesionistët.
Suksese të dyve edhe Erindës edhe Klementit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049