INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla në Kuvend: Ja kur hapen negocitatat për Shqipërinë

Balla në Kuvend: Ja kur hapen negocitatat për Shqipërinë

Publikuar më: 10:34 30-05-2019

Në seancën e sotme plenare kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke komentuar progres raportin e Komisionit Europian u shpreh se brenda vitit 2019 do të hapen negociatat.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës ai shtoi se në fund të korrikut vendi do të ketë gjykata kushtetuese.

"KE rikonfirmoi rekomandimin pa kushte për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Dua të jem i sinqertë se për ne, për shumicën, ky vendim nuk ishte asgjë tjetër i punës sonë të sigurtë për aspiratën e shqiptarëve drejt BE. Progres raporti i publikuar dje, është raporti më i mirë që ka marrë vendi ynë.

Shqipëria do i hapë negociatat brenda vitit 2019. Viti 2019 do mbahet mend për hapjen e bisedimeve dhe përpjekjet e opozitës për të minuar rrugën europiane.Brenda këtij sesioni parlamentar në fund të korrikut, vendi do kete gjykata kushtetuese. Në fund për sa i përket krimi të organizuar,citohen operacionet që kanë finalizuar arrestime.Nuk është ligji ai që ka munguar por lidershipi i munguar i këshillit kombëtar për integrimin. Ia kemi besuar opozitës dhe për 18 muaj", tha Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115