INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla: Deputetët do të kenë një etikë sjelljeje se si duhet të sillen

Balla: Deputetët do të kenë një etikë sjelljeje se si duhet të sillen

Publikuar më: 19:04 04-10-2017

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka depozituar në Kuvend dhe ka bërë kërkesë për përfshirjen në agjendën e Konferencës së Kryetarëve, të projektvendimit për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve.

Balla tha se Kodi i Sjelljes është hartuar pas një pune 3-vjeçare dhe synohet të miratohet brenda tre javëve të ardhshme. Në këtë projektvendim është caktuar një rregullore që vendos kufizime në aktivitetet e deputetit gjatë një mandati.

“Doktrina politike, dhe sidomos ajo mbi etikën dhe sjelljen në parlament, e konsideron marrjen e dhuratave si një moment shumë problematik për ligjvënësit. Është një praktikë tashmë e konsoliduar në shumë vende, që më në fund përmes këtij kodi do të ketë rregulloren e marrëdhënieve që kemi me një institucion tjetër sikurse është Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, deklaroi Balla.

Article Logic
Execution time: 0.003774881362915