INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balaj e Roshi ia marrin valles në Rusi [FOTO / VIDEO]

Balaj e Roshi ia marrin valles në Rusi [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 14:47 23-07-2016

Bekim Balaj dhe Odise Roshi për herë të parë përjetuan emocionet e mëdha të të luajturit në një kompeticion të madh si Kampionati Europian. Dy futbollistët shqiptarë, mesa duket janë aq miq të mirë, saqë nuk ndahen dot nga njëri-tjetri. Ku është Bekimi, është është edhe Roshi, pasi që të dy janë transferuar në kampionatin rus te ekipi Terek Grozny, ndërsa më parë kanë luajtuar së bashku te Rijeka. Balaj i ka uruar mirëseardhjen me anë të një fotoje në Instagram, mikut te tij, ndërkohë që të njejtën foto ka postuar më parë edhe Roshi duke shkruar “Prap bashk ne?”.

Futbollistët menjëherë kanë nisur punën në klubin çeçen, dhe siç e do tradita, e këtij klubi, lojtarët kërcejnë para stërvitjes për të i’u uruar mirëseardhjen blerjeve të reja. Prurje e re në këtë ekip është edhe futbollisti rumun Torje, kombëtaren e të cilit e mposhtëm 1-0 në Europian. Kërcimit të ballkanasve Roshi e Torje iu bashkua edhe Balaj, duke krijuar për disa momente të qeshura e harmoni mes tyre. I’u urojmë suksese në aventurën e re!

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047