INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Babi nuk donte të ndiqja rrugën e artit”, Lisa Kujofsa tregon hapat e parë teksa zgjodhi të bëhej aktore: 'Mendoja se isha e paaftë ...' [VIDEO]

“Babi nuk donte të ndiqja rrugën e artit”, Lisa Kujofsa tregon hapat e parë teksa zgjodhi të bëhej aktore: 'Mendoja se isha e paaftë ...' [VIDEO]

Publikuar më: 11:25 16-01-2020

Një nga aktoret më të njohura të humorit, Lisa Kujofsa ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në ‘Soiree’ ku ka folur ndër të tjera dhe për marrëdhënien motër-vëlla, e cila ka kryesuar diskutimin në studio.

Përveç kësaj pjese Kujofsa ka rrëfyer gjithashtu se ka pasur shumë dëshirë të ndiqte rrugën e artit, pavarësisht se babai i saj, artisti i madh, Fadil Kujofsa nuk ka dashur që ajo të bënte këtë zgjedhje.

Pavarësisht këtij fakti, insistimi i Lisës ka bërë që pas çdo vendimi, babai ta mbështesë edhe duke e motivuar. Gjithashtu Lisa ka treguar se edhe vetë ajo ka patur një moment dyzimi nëse vërtetë është e talentuar apo jo.

“Kur unë vendosa që të hy në akademi, mami nuk donte. Unë këmbëngula dhe aty e kuptuan që e kisha shumë seriozisht. Duke punuar me babin për të hyrë në akademi, pata dhe unë një moment timin që mendoja se unë nuk bëj, jam e paaftë. Dhe babi më ka thënë vetëm një fjalë që ‘ti mendon se nëse nuk do ishe qoftë edhe pak e aftë, do të lija të turpëroje veten tënde dhe mua?’,ka treguar aktorja e njohur Lisa Kujofsa.

Kujofsa ka qenë në studio krah vëllait të saj, duke rrëfyer për të gjithë teleshikuesit disa nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0039918422698975