INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai protektiv Lionel Richie i mbulon pjesët

Babai protektiv Lionel Richie i mbulon pjesët "delikate" Sofia-s [FOTO]

Publikuar më: 11:51 15-09-2016

Si çdo baba, edhe Lionel Richie ndjehet pak protektiv ndaj vajzës së tij.

Në një postim shumë të ëmbël baba e bijë, shfaqet legjenda e muzikës duke u përpjekur të mbulojë modestitë e vajzës së tij. Në foton e 18 vjeçares Sofia, babai 67 vjeçar vendos dorën e tij tek pantallonat e saj për të bllokuar pamjen e kamerës, që asgjë jo e duhur të mos i duket. Ndoshta do të bënte më mirë që të mos e fillonte nga fotoja, por nga leksionet mbi marrëdhënien me Justin Bieber, i cili e tradhëton publikisht. Por të përfshihesh me një personazh shumë të adhuruar nga fanset dhe njëkohësisht të paqëndrueshëm nuk vjen pa kosto. Lionel Richie duhet ta dijë mirë...

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709