INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Baba për herë të parë 70 vjeç me katërnjakë. Ja historia e rrallë…[FOTO]

Baba për herë të parë 70 vjeç me katërnjakë. Ja historia e rrallë…[FOTO]

Publikuar më: 11:30 02-08-2016

Toni del Renzio u bë babi i parë më i vjetër në botë. Ai u bë baba në moshën 70-vjeçare në vitin 1984, kur gruaja e tij solli në jetë 4 binjakë.
Mrekullia ndodhi kur ata menduan se shpresat e tyre për të pasur një fëmijë po shuhej, pasi i kishin humbur shpresat për t’u bërë me fëmijë, por një trajtim përfundimtar me Fertilizim in Vitro (IVF) doli me sukses.
Është pikërisht një nga 2 vajzat e tij, Tama del Renzio e cila ka rrëfyer historinë e prindërve të saj për Daily Mail. Tamara është motra e dy vëllezërve Pier-Luigi dhe Ivan si dhe e motrës Lydia.
Ndërsa nëna e tyre Doris e cila ishte 38 vjeçe kur solli në jetë 4 fëmijët, tashmë është 69 vjeç.
“Ne e adhuronim babain tonë të veçantë dhe ne nuk donim ta humbisnim atë. Ne ishim të vetëdijshëm që një ditë ai mund të vdiste, sepse kur je fëmijë e një babai të moshuar, mëson të përballesh me rrezikun e vdekjes,” shprehet Tamara duke shtuar se ata ishin fëmijë të sjellshëm pasi i dinin aftësitë e kufizuara të babait të moshuar.
“Ne ishim të bekuar që babai na ka qëndruar gjithmonë pranë. Ai na kishte premtuar se do të jetonte derisa ne të rriteshim dhe të bëheshim të pavarur dhe kështu bëri. Ne ishim të gjithë pranë shtratit të tij kur babai ndërroi jetë. Ai na pasuroi jetën me diturinë e tij,” thotë Tamara e cila tashmë është 30 vjeçe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0015909671783447