INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Azilkërkuesit shqiptarë alarmojnë institucionet ndërkombëtare: Do kthehen të gjithë!

Azilkërkuesit shqiptarë alarmojnë institucionet ndërkombëtare: Do kthehen të gjithë!

Publikuar më: 12:39 21-06-2016

Raporti “Tendenca botërore”, e UNCHR tregon zhvendosjet e detyruara të popullatave nëpër botë dhe së fundmi ka publikuar të dhënat në lidhje me azilkërkuesit. Ato kanë qënë aq alarmante sa duket qartë se shqiptarët, po kthehen sërisht në qëndër të vëmendjes edhe gjatë fundit të vitit 2015, pasi vijojnë të jenë në numër shumë të lartë duke u renditur menjëherë pas sirianëve.
Raporti thotë se se duke filluar që nga fundi i vitit 2015, mbi 65,3 milionë njerëz janë zhvendosur krahasuar me 59.5 milionë njerëz një vit para tij.
Për të parën herë, shifra prej 60 milionë e atyre që kanë braktisur vendin e tyre është tejkaluar.
Gjatë vitit 2015, kanë aplikuar për azil 441. 900 njerëz. Vitin e kaluar ka pasur 173. 100  kërkesa. Gjermania është vendi ku janë drejtuar kërkesat më të shumta për azil. Në to përfshihen edhe kërkesat e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia.
Presidenti i Byrosë Federale të Emigracionit dhe Refugjatëve në Gjermani, Manfred Schimdt, konfirmoi një numër të madh azilantësh nga Shqipëria.
“Ne jemi një numër i madh azilkërkuesish këtu në Gjermani. Vendi nga ku ata kryesisht vijnë është Siria, por ajo që na shqetëson është se Shqipëria është hedhur në vendin e dytë. Këta azilkërkues nga Shqipëria kanë fare pak shans për të marrë azil në Gjermani. Arsyet që ata japin për të kërkuar azil janë shumë të paargumentuara dhe s’përputhen me kriteret”, tha Manfred Schmidt.
Sipas tij, azilkërkuesit shqiptarë që janë aktualisht në Gjermani do të riatdhesohen me një proçedurë të përshpejtuar.

Article Logic
Execution time: 0.0031030178070068