INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati ngre shqetësimin: Prokuroria mund ti ngrejë kurth Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

Avokati ngre shqetësimin: Prokuroria mund ti ngrejë kurth Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

Publikuar më: 12:50 28-05-2018

Presidenti Donald Trump rrezikon të bjerë në kurthin që prokurorët mund ti ngrenë.

Kjo është deklarata e fortë që avokati i Trump, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Rudy Giuliani ka bërë për kanalin CNN.

Sipas tij Trump po kërkon me ngulëm që tiu përgjigjet pyetjeve të hetimit penal për lidhjet e anëtarëve të fushatës së tij elektorale me Rusinë, dhe nëse tentojë bllokimin e hetimit duke shkarkuar drejtorin e FBI James Comey i cili drejtonte dhe hetimin për Rusinë.

Sipas avokatit gjatë dëshmisë prokurori i posaçëm Robert Mueller mund ti ngrejë kurthin e dëshmisë së rreme Trump për çështjen e Comey.

Dëshmia e rreme përbën veprën penale të gënjeshtrave nën betim.

“Jam dakord me pjesën për bashkëpunimin pasi e dimë që nuk pati një gjë të tillë. Me pjesën për pengimin e drejtësisë nuk ndjehem komod. Unë nuk jam. Presidenti nuk e ka problem. Ai është i pafajshëm.

Unë nuk jam komod më këtë pasi është çështje interpretimi dhe jo diçka konkrete, diçka e vërtetë apo jo e vërtetë. Nëse i interpreton komentet e tij për shkarkimin e zotit Comey,

nëse i interpreton si pengim të drejtësisë dhe jo si shkarkimin e dikujt që po e bën punën keq, pra nëse e shikon si pengim të hetimeve, atëherë mund të thuash se është pengim i drejtësisë” u shpreh Giuliani.

Article Logic
Execution time: 0.0033931732177734