INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokatët kërkojnë lirimin e dy të arrestuarve, për kokainën në Durrës

Avokatët kërkojnë lirimin e dy të arrestuarve, për kokainën në Durrës

Publikuar më: 10:13 06-03-2018

Dy personat e arrestuar me 613 kilogramë kokainë kërkojnë lirinë. Avokatët e dy të ndaluarëve ankimojnë vendimin për masën e sigurisë të Gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda. Pala mbrojtëse argumenton se nuk ka prova që implikojnë klientët e tyre në trafikun e narkotikëve. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi me 2 mars që shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donald Lushaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit. Avokatët pretendojnë se klientët e tyre nuk kanë lidhje me lëndën narkotike. Avokati, Maks Haxhia, i cili mbronte në menaxherin Donado Lushaj tha pas seancës se prokuroria nuk paraqiti asnjë provë, ndërsa për çështjen nuk kishte hetime të mëparshme. Por prokuroria argumentoi se ata kishin dijeni për drogën, ndërsa vetë të akuzuarit i hodhën poshtë akuzat. Pezaku dhe Lushaj u arrestuan të mërkurën me sasinë e madhe të kokainës.

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822