INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Avioni merr flakë në ajër, ulje emergjente [VIDEO]

Publikuar më: 15:57 18-08-2016

Një aeroplan pasagjerësh është detyruar që të bëjë ulje emergjente pasi njëri prej motorëve të tij është përfshirë nga flakët.

Aeroplani ‘Qatar Airways’ sapo ishte ngritur nga aeroporti Ataturk në Turqi për të fluturuar drejt Dohas dhe është detyruar që të rikthehej sërish në aeroportin turk për t’u ulur në pistë. Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar dhe të gjithë kanë zbritur nga avioni pa probleme.

Video e mëposhtme tregon momentin kur aeroplani përfshihet nga flakët në pjesën e motorit gjatë kohës që ishte në fluturim. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215